Lajme

Pasojat e shpopullimit, pas 70 vitesh mbyllet shkolla në Pleshisht të Pogradecit

Prej shtatë dekadash ka arsimuar me qindra nxënës nga arsimi fillor deri tek ai 8-vjeçar dhe më pas 9-vjeçar.

Por, këtë shtator pas gati 70 vitesh shkolla e Pleshishtit në Bashkinë e Pogradecit nuk do të presë më nxënës. Në vend të gumëzhimave, në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor kishte heshtje në këtë shkollë.

Në vend të nxënësve që duhej të ishin në oborrin para shkollës, ka vetëm barishte të cilat i kanë dhënë brenda pak muajve pamjen e një godine të braktisur.

Lexo më shumë  Murati: Ulja e akcizës për naftën do të ishte vetëm 8 euro kursim në muaj për një familje, ndërsa 10 milionë euro humbje për shtetin

Një nga ish-mësuesit tregon dhimbjen e mbylljes së kësaj shkolle dikur me qindra nxënës. Shkaqet tashmë dihen dhe janë të lidhura drejtpërdrejtë me shpopullimin e zonave rurale dhe mungesën e shërbimit në këto zona.

Ndërsa përgjegjësi i Zyrës Vendore të Arsimit në Bashkinë e Pogradecit tregon arsyet e vendimit për mbylljen e shkollës në Pleshisht: “Tre klasa të arsimit fillor bashkohen me shkollën qendër, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë arsimin në klasa të veçanta sepse ishte shumë e vështirë që të merrnin mësim cilësor në kushtet e mëparshme”.

Lexo më shumë  FSK me ushtrime për ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe profesionale

Sakaq, në gjithë zonën e juglindjes së vendit, vetëm në këtë vit arsimor janë mbyllur 4 shkolla, ndërsa numërohen në total 3700 nxënës më pak në banka. 

Rruga Press

YouTube player