Lajme

Kosova pajiset me dronët “AeroVironment RQ-20 Puma” nga ShBA-ja

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se gjatë javës së kaluar Kosova ka pranuar fluturaket pa pilotë “AeroVironment RQ-20 Puma” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ministri Maqedonci ka njoftuar se pagesa për këtë sistem është bërë në vitin 2021 nëpërmjet programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). 

Lexo më shumë  Andi Bushati për reagimin e Ramës ndaj falamingove: “Një prerje në besë e Shqipërisë së re”

“Gjatë javës së kaluar pranuam fluturaket pa pilotë AeroVironment RQ-20 Puma të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministria e Mbrojtjes prokurimin e fluturakeve pa pilotë “Puma” nga ShBA-ja e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021. Fluturaket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot. Bashkëpunimi me ShBA në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë tonë si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona”, ka shkruar ministri Maqedonci. 

Lexo më shumë  Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë

Rruga Press

YouTube player