KryesoreLajme

Vendoset gurthemeli i Kuzhinës Qendrore në Podujevë që do t’i shërbejë 10 mijë fëmijëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vendosën gurthemelin e Kuzhinës Qendrore në Podujevës, e cila do t’i shërbejë 10 mijë fëmijëve, prej çerdheve e parashkollorëve deri te klasat I-IX.

Vlera e këtij investimi është 700 mijë euro. Kuzhina do të ketë një sipërfaqe prej 1150 metra katrorë, ku përfshihen salla e restorantit, hapësirat për punëtorë dhe administratë dhe dhomat përcjellëse.

“Ky është një lajm i mirë për mirëqenien e fëmijëve në njërën anë, dhe për kujdesin e komunës e të qeverisë për të drejtat dhe nevojat e fëmijëve në anën tjetër, sepse të gjithë e dimë se mësimnxënia varet shumë nga mirëqenie e nxënësve”, u shpreh kryeministri Kurti me rastin e vendosjes së gurthemelit. Ai i falënderoi të gjithë ata të cilët kanë kontribuar deri më tani dhe për punët që do t’i bëjnë në vijim deri atëherë kur do të bëhet përurimi i Kuzhinës Qendrore.

Lexo më shumë  Akuzat për trafik armësh dhe KAYO, eksperti i sigurisë: Kryeministri ka menduar të zotërojë paratë e tregut të mbrojtjes bashkë me Ron Yeffet! KAYO u ngrit për vjedhje në tendera

Ndërkaq, kryetari Bulliqi tha se ky sot është një moment i veçantë për qytetarët e Podujevës. Me këtë kuzhinë, theksoi ai, fëmijët do të kenë mundësi që të kenë ushqim të ngrohtë, dhe kësisoj po bëhen përgatitjet e para që të ecet drejt mësimit gjithë ditor në këtë komunë. Më tej, ai veçoi faktin se Podujeva ka pasur vetëm një çerdhe publike, kurse mandatin e tij po e përmbyll me nëntë sosh. Në fund falënderoi kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Komunës dhe qytetarëve të saj.

Lexo më shumë  Dita 104 e protestës/“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

Sot në Podujevë po ashtu bëhet përurimi i çerdhes në Kërpimeh dhe përurimi i çerdhes në Orllan.

YouTube player