KryesoreLajme

Djali i Rexhep Selimit pranon uniformën e veteranit të UÇK-së në emër të babait të tij

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi Rexhepi, bashkë me djalin e saj Aresin, mori pjesë në prezantimin e uniformës zyrtare të veteranit të UÇK-së, e ideuar dhe realizuar nga bashkëluftëtari dhe eprori i UÇK-së, Ferid Berisha – Shkupi.
Selimi Rexhepi tha se gjatë kësaj ngjarjeje, mes bashkëluftëtarëve u evokuan kujtime për dëshmorët që dhanë jetën për liri, duke theksuar se “lufta jonë ishte e vështirë, mirëpo e drejtë dhe e lavdishme, andaj jetojmë e punojmë për ta nderuar atë”.

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh

Në fund të ceremonisë, djali i saj, Aresi, pranoi uniformën e veteranit të UÇK-së në emër të babait të tij, Rexhep Selimi, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktualisht i paraburgosur në Hagë.

Ngjarja u shoqërua me shumë emocione dhe ishte një mundësi për të kujtuar sakrificat e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Revoltë nga përmbytjet në Durrës, protestë e madhe para Bashkisë