KryesoreLajme

Murati: Veteranët nuk morën asnjë rritje pensioni gjatë qeverisjes së PDK-së, ndërsa ne i kemi rritur mbi 20%”

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se gjatë qeverisjes së PAN-it (2017–2020), pensionet për veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës nuk janë rritur asnjëherë.

Murati kujtoi gjithashtu se gjatë periudhës kur PDK ka qeverisur bashkë me LDK-në (2014–2017), ishte hequr neni 18 i ligjit që e lidhte pensionin e veteranëve me pagën minimale, me kërkesë të FMN-së, për shkak të rritjes së listave me persona që nuk i plotësonin kriteret.

Ai theksoi se gjatë mandatit të tij si ministër, pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20%, ndërsa buxheti i FSK-së është katërfishuar, duke arritur për herë të parë nivelin prej 2% të BPV-së – kriter i NATO-s.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

“Faktet tregojnë qartë ndryshimin. PDK nuk i ka rritur pensionet, ndërsa ne kemi forcuar mbështetjen për kategoritë e luftës dhe ushtrinë”, përfundoi Murati.

Herën e fundit kur PDK ka qeverisur me vendin, me koalicionin PAN gjatë 2017–2020, pensionet për veteranët, familjet e dëshmorëve, dhe invalidët e luftës janë rritur 0 euro.

Herën e parafundit kur PDK ka qeverisur me vendin, në koalicion me LDK gjatë 2014-2017, e kishte fshirë nenin 18 të ligjit që e lidhte pensionin e veteranit me pagën minimale. Kjo kërkesë kishte ardhur nga FMN-ja, pasi listat e veteranëve kishin filluar të mbusheshin edhe me ata që nuk i plotësonin kriteret, dhe kjo rrezikonte eskalim të kostos deri aty sa mund ta rrezikonte stabilitetin financiar.

Ndërkaq pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës asnjëherë s’kanë qenë të lidhura me pagën minimale, por kjo e dëshmon se sa pak din Abelard Tahiri për këtë temë.

Gjatë kohës time si ministër, pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20%.

Gjithashtu, gjatë kohës time si ministër është 4-fishuar buxheti i FSK-së, duke arritur për herë të parë të përmbushim kriterin e NATO-s prej 2% të BPV-së.

Këto janë faktet

Rruga Press

YouTube player