Lajme

Osmani i rikonfirmon Prattipatit përkushtimin për avancimin e objektivave strategjike të përbashkëta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar të Ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftimin e Zyrës së Presidencës, i bërë publik sot, një ditë pas këtij takimi, theksohet se gjatë bisedës presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe për fjalët e fuqishme mbi partneritetin me Kosovën.

Lexo më shumë  Dosja “Balluku” mbërrin në Bruksel/ Çfarë ndodhi në mbledhjen që alarmoi Edi Ramën

Sipas njoftimit, Osmani rikonfirmoi “përkushtimin e palëkundur për të punuar ngushtë me Presidentin Trump” në thellimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe në avancimin e objektivave strategjike të përbashkëta.

Rruga Press

YouTube player