Bota

Mijëra të infektuar nga virusi Chikungunya në Kinë – Autoritetet rikthejnë masat si në kohën e COVID-19

Një shpërthim i virusit chikungunya, i përhapur nga pickimi i mushkonjave, ka prekur mbi 7,000 persona në qytetin Foshan të provincës jugore Guangdong në Kinë. Ky virus shkakton simptoma si ethe të larta dhe dhimbje të forta të kyçeve, që në disa raste mund të zgjasin me muaj.

Për të ndaluar përhapjen, autoritetet kineze kanë ndërmarrë masa drastike, përfshirë dezinfektimin e rrugëve dhe ndërtesave me mjete spërkatëse dhe dronë. Situata ka rikujtuar pamjet e pandemisë COVID-19, me mjegull të bardhë dezinfektuese që mbulon zonat urbane.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Popullata është udhëzuar të përdorë rrjeta kundër mushkonjave, të shmangë ujin e ndenjur dhe të përdorë repelentë në lëkurë. Ata që nuk respektojnë masat, rrezikojnë gjoba dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërkohë që rastet e reja po shënojnë një rënie graduale, ekspertët paralajmërojnë se situata mbetet shqetësuese, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.

Rreshjet intensive dhe temperaturat e larta kanë krijuar një ambient të përshtatshëm për përhapjen masive të mushkonjave bartëse të virusit, i cili normalisht është më i zakonshëm në zonat tropikale.

Edhe në Hong Kong është raportuar një rast i chikungunya-s, ndonëse fatalitetet mbeten të rralla. Megjithatë, dhimbjet e kyçeve të shkaktuara nga virusi mund të jenë të rënda dhe të zgjatura.

YouTube player