KryesoreLajme

Sveçla i prerë: Arsenijeviq do të arrestohet menjëherë sapo të hyjë në Kosovë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, deklaroi se politikani serb Aleksandar Arsenijeviq do të arrestohet menjëherë sapo të hyjë në territorin e Kosovës.

Para mediave, Sveçla tha se Arsenijeviq aktualisht nuk ndodhet në Kosovë dhe se organet e rendit janë në kërkim për të.

“Ai nuk ndodhet në Kosovë, organet e ndjekjes janë në kërkim. Në momentit që vjen në territorin e Kosvës do të ndalet dhe më pas i kalohet organeve kompetente”, tha ai.

Lexo më shumë  Kryebashkiaku Mamdani nënshkruan urdhër ekzekutiv që kufizon qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e New Yorkut

Sveçla gjithashtu theksoi se sipas informative që posedon tri prona janë të Arsenijeviqit, e të cilat janë bastisë dje.

“Janë gjetë edhe pajisje për kriptovaluta, një jelek antiplumb dhe disa gjëra të tjera minore, por gjë që tregon se ai ka qenë i kyçur në krim që një kohë të gjatë”, theksoi Sveçla.

Ndryshe, një ditë më parë, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, në koordinim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe Prokurorinë, dhe nën monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it, kanë ndërmarrë sot një bastisje të fuqishme në fshatin Vallaq të komunës së Zveçanit.

Lexo më shumë  'Jetesa nën presion'/ Shqiptarët më të shqetësuar për ekonominë se shumica e botës

Gjatë operacionit, autoritetet kanë zbuluar një arsenal të madh armësh, përfshirë raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, si dhe armë dhe municion të llojeve të ndryshme – një sasi e konsiderueshme që, sipas autoriteteve, mund të përdorej nga një njësi e tërë terroriste.

Rruga Press

YouTube player