Bota

Ambasada amerikane në Katar paralajmëron për sulm, u bën thirrje qytetarëve të strehohen

Ambasada amerikane në Katar u ka lëshuar një mesazh qytetarëve amerikanë në vend, duke u rekomanduar atyre të “strehohen” deri në njoftim të mëtejshëm.

Mesazhi vëren se rekomandimi është “nga një masë e madhe kujdesi”, por nuk ofron informacione të mëtejshme, shkruan skynews.

Ndryshe, Donald Trump ka ndarë një mesazh në Truth Social duke bërë thirrje për ta “bërë Iranin përsëri të madh”.

Lexo më shumë  ShBA dhe G7 do të hapin fabrikat e armëve në Ukrainë për prodhimin e raketave me rreze të gjatë dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore

Ai tha: “Nuk është politikisht korrekte të përdoret termi ndryshim regjimi, por nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse mos të ketë një ndryshimi regjimi? MIGA”.

Në një postim tjetër pak moment më vonë, Trump tha se pilotët e bombarduesve B-2 të përdorur në sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit tani janë kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi në SHBA.

Lexo më shumë  Britania e Madhe njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Bëhet e ditur se vërejtjet e presidentit janë një lloj ndryshimi nga ajo që tha Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth në një konferencë për shtyp më parë.

“Ky mision nuk ishte dhe nuk ka qenë për ndryshimin e regjimit”, kishte këmbëngulur ai.

YouTube player