KryesoreLajme

Pesë të arrestuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, Kurti: AKI dhe institucionet treguan efikasitet të jashtëzakonshëm

Kryeministri në detyrë i  Republikës së Kosovës, Albin Kurti treksa ka folur përkitazi me arrestimin e pesë personave të  dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA), ka thënë se ky është rezultat i operacioneve të suksesshme nga AKI, Policia dhe Prokuroria.

“Arrestimi i pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA), brenda pak më shumë se një viti (tre shqiptarë dhe dy serbë), është rezultat i operacioneve të suksesshme të udhëhequra nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë. Këto raste, përveçse dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, konfirmojnë suksesin tonë në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.

Lexo më shumë  Mijëra qytetarë do të dalin për të 53-tën ditë radhazi te Kryeministria: Rama jepe dorëheqjen

Shefi i ekzekutivit ka folur edhe për rastet për të cilat dyshohen të dyshuarit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Keranov: Integrimi i Kosovës është kyç për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor