KryesoreLajme

Qeveria në Kosovë rrit shtesat e grave lehona nga 170 euro në 325.9 në muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten shtesat mujore për nënat lehona. Kurti ka thënë se shtesa prej 170 euro për lehonat e papunësuara, do të bëhet 325.9 euro.

Këtë vendim Kurti e bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

“Qysh në fillim të mandat filluam skemën e shtesave për nënat e reja. Deri më tani rreth 70 mijë nëna lehona kanë përfituar. Me pagën minimale të re është koha që nga kjo të përfitojnë edhe nënat e reja. Do të miratojmë rritjen mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro, aq sa vlera neto e pagës minimale. Që nga ky muaj për të gjitha nënat lehona shtesa mujore do të rritet në 325.9 euro”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

Ndërkaq lehonat e punësuara, përveç pagesës për 70 për qind për 6 muaj nga punëdhënësi do të përfitojnë mbështetje për tre muajt e tjerë për 319.5 euro në muaj.

Rruga Press

YouTube player