Lajme

Kurti flet për bashkëpunim ekonomik me ambasadorin e Austrisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger me të cilin kanë diskutuar rreth bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sipas komunikatës për medie, “përkrahja e Austrisë për Kosovën dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve ishin temë e takimit”.

Kurti falënderoi ambasadorin për ndihmën e pakursyer, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Lexo më shumë  “Kodi zgjedhor duhet ndryshuar” – Ish-kreu i KQZ, Kume: PS dhe PD nuk duan, janë mirë me këtë ligj

“Ai e njoftoi ambasadorin me veprimet e ndërmarra nga Qeveria për ringjalljen ekonomike të vendit pas situatës me pandeminë Covid – 19. Në takim u fol edhe për fushat e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë si dhe për bashkëpunimin me shtetet e rajonit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, tutje bëhet e ditur ambasadori Weidinger ritheksoi që Austria do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

Lexo më shumë  Ministrat e BE-së kërkojnë reagim të përbashkët ndaj sulmeve ruse që po shtrihen përtej Ukrainës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *