BotaKryesore

Socialdemokratët miratojnë koalicionin, hapet rruga që Merzi të zgjedhet kancelar i Gjermanisë

Socialdemokratët e qendrës së majtë të Gjermanisë kanë miratuar marrëveshjen për t’u bashkuar me një qeveri të re koalicioni, duke i hapur rrugën parlamentit për të zgjedhur udhëheqësin konservator Friedrich Merz si kancelarin e ri të vendit.

Partia e kancelarit në largim, Olaf Scholtz do t’i bashkohet një koalicioni të udhëhequr nga Unioni Kristian Demokrat i qendrës së djathtë të Merzit dhe partia e saj motër bavareze, Unioni Kristian Social, i cili fitoi zgjedhjet e Gjermanisë në shkurt me 28.5%, raporton AP.

Social Demokratët pësuan rezultatin e tyre më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore, duke përfunduar në vendin e tretë me vetëm 16.4% të votave.

Lexo më shumë  Konjufca nga Haga: Askush nuk mund të shkelë në luftën tonë çlirimtare

Por konservatorët kanë nevojë për mbështetjen e tyre për të mbledhur një shumicë parlamentare pa të djathtën ekstreme “Alternativa për Gjermanisë” e cila është kundër emigracionit, dhe e e cila ka dalë e dyta në zgjedhje.

Social Demokratët vendosën pro një marrëveshjeje koalicioni të arritur në fillim të prillit, me votat e mbi 358,000 anëtarëve të tyre, të cilët votuan gjatë dy javëve të fundit. 

Partia ka njoftuar të mërkurën se nga 56% e anëtarëve që votuan, 84.6% ishin pro.

Marrëveshja u jep socialdemokratëve ministritë kryesore, atë të Financave, Drejtësisë dhe Mbrojtjes, ndër të tjera. CDU dhe CSU kanë miratuar më parë marrëveshjen.

Tani Dhoma e ulët e parlamentit gjerman do të mblidhet më 6 maj për të zgjedhur Merzin edhe zyratarisht si udhëheqësin e 10-të të vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lexo më shumë  Pas 18 vitesh pavaresi Kosova mori leksion historik. Pas 18 vitesh pavaresi, Kosova po jep leksion historik

Koalicioni synon të nxisë rritjen ekonomike, të rrisë shpenzimet e mbrojtjes, të ketë një qasje më të ashpër ndaj migracionit dhe të arrijë modernizimin e neglizhuar prej kohësh për anëtarin më të populluar të Bashkimit Evropian 27-vendesh. Gjermania ka ekonominë më të madhe të kontinentit.

Koalicioni ka një shumicë relativisht modeste, me 328 nga 630 vendet e Bundestagut.

Unioni dhe Social Demokratët e kanë qeverisur Gjermaninë së bashku edhe më parë: një herë në vitet 1960, dhe më pas në tre nga katër mandatet e ish-kancelares Angela Merkel, e cila udhëhoqi vendin nga 2005 deri në 2021.

Rruga Press

YouTube player