KryesoreLajme

Vihet guri themeltar për banim të përballueshëm në Istog, Kurti ndan detaje nga investimi

Sot në Istog u vendos guri themeltar për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social.

Në ceremoni morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ceremonia filloi në ora nëntë, teksa pjesëmarrës ishte kabineti i komunës në krye me kryetarin Ilir Ferati, shumë punëtorë dhe qytetarë të Istogut.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

Përpara tyre, Kurti tha se ky është një projekt tejet i rëndësishëm.

“Qysh në fillim të mandatit tonë e patëm miratuar agjendën qeveritare për banim të përballueshëm dhe social, bazuar në tri parime themelore. Banimi është e drejtë themelore e njeriut. Për jetesë, nevojitet banesë! Me këtë rast, në janar të vitit 2024, Ministria ka hapur thirrjen për komunat, për ndërtimin e njësive banesore për banim të përballueshëm dhe social” u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

Ai thotë se do të ketë 4 tipe të banesave, teksa kriteret që duhet plotësuar nga të interesuarit është të mos e kenë problem banimin kolektiv.

“Këtu në Istog, vlera e punimeve është përafërsisht 4 milionë e 90 mijë, punimet do të kryhen për 3 vjet”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player