KryesoreLajme

Orav pas takimit me Kurtin: BE-ja e përkushtuar ta mbështesë Kosovën drejt përparimit dhe stabilitetit

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar se është takuar të mërkurën me kryeministrin Albin Kurti. 

Orav ka thënë se në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike, si dhe për bashkëpunimin e agjendën e BE-së në Kosovë. 

“Pata një mundësi të mirë për t’u takuar me Kryeministrin Albin Kurti sot. Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin tonë në agjendën e BE-së në Kosovë”, ka shkruar ai në platformën “X”. 

Lexo më shumë  Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucioneve

Orav ka shtuar se BE-ja mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në hapjen e rrugës për përparim dhe stabilitet.

Lexo më shumë  Mustafi reagon ndaj deklaratave të Demo Berishës: Beogradi nuk është vend ku zgjidhen problemet e shqiptarëve, është fabrika ku ato prodhohen
YouTube player