Kurti: Diplomimi i 111 kadetëve dëshmon angazhimin tonë për një sistem korrektues të fuqishëm
Sot ka diplomuar gjenerata e 45-të e zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
111 kadetë të rinj i janë shtuar Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Kjo shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për oficerë korrektues.
Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se diplomimi i 111 kadetëve sot nuk është thjesht një ceremoni, por një dëshmi e angazhimit tonë për një sistem korrektues të fuqishëm, të sigurt dhe të drejtë.
“Ne po forcojmë edhe më shumë sistemin tonë korrektues dhe i shtojmë radhët me profesionist të përgatitur. Ata dhe ato do të jenë garantues të drejtësisë dhe rregullit në institucionet tona korrektuese. Diplomimi i 111 kadetëve sot nuk është thjesht një ceremoni, por një dëshmi e angazhimit tonë për një sistem korrektues të fuqishëm, të sigurt dhe të drejtë. Nga sot ju do të jenë pjesë e një mekanizmi kyç të një shteti të së drejtës, një mekanizëm që kërkon disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë”, ka thënë Kurti.
Rruga Press