KryesoreLajme

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Maqedonci bëri të ditur se në fillim të takimit ka pranuar urime nga ambasadori turk për rezultatin e zgjedhjeve. Në vijim të bisedimeve, fokusi ishte te bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit në kontekstin e situatës aktuale gjeopolitike.

Lexo më shumë  Nafta shkon 229 lekë, qeveria shqiptare nuk merr as edhe një masë të vetme

“Të dyja palët rikonfirmuam angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit. Në Kosovë pritet që së shpejti të ndërtohet fabrika e municionit dhe dronëve ‘Made in Kosova’ përmes marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë shtetërore turke MKE,” ka shkruar Maqedonci në njoftimin e tij.

Turqia është një nga partnerët kryesorë të Kosovës në fushën e mbrojtjes, dhe bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të thellohet edhe më tej në periudhën e ardhshme.

Lexo më shumë  I riu u shoqërua nga policia se po protestonte: Një pjesë e mirë e policisë është me ne, janë kundër qeverisë

Rruga Press

YouTube player