KryesoreLajme

Si i përdorte Veliaj krushqit e tij për sulme politike

CNA ka zbardhur skemën se si bashkëshortja e Erion Veliajt dhe familjarët e saj u kthyen në menaxherë të artit dhe kulturës, duke përfituar miliona nga ky aktivitet, pas ardhjes në pushtet të dhëndrit.

Gjithçka nisi me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt me profesion juriste, e cila drejtësinë e la në hije për t’u kthyer në kuratore arti.

Ajola krijoi “Harabel”-in në janar të 2018-ës, kompani, e cila ka promovuar vepra arti të financuara nga kompania e inceneratorit të Tiranës. Kompania e bashkëshortes së Veliajt na rezulton të ketë bashkëpunuar me Teatrin e Operës dhe Baletit dhe Ministrinë e Kulturës, ndërsa nga kjo e fundit ka marrë edhe pagesa.

Më pas, në art e kulturë angazhohet edhe daja i Ajolës, Erald Simixhiu, i cili hapi si OJF në vitin 2021 në Shqipëri qendrën “Eventus”, ku rezulton drejtoreshë bashkëshortja e tij, Linda Kazani. “Eventus” ka marrë 5 pagesa nga Bashkia e Tiranës, në vlerën rreth 93 milionë dhe dy pagesa nga Ministria e Kulturës. Gjithashtu, Simixhiu hapi në 2021-shin edhe kompaninë “Art Lab”, të cilën e ka në emër të tij dhe në një vit punë deklaroi 93 milionë lekë fitim.

Pas bashkëshortes dhe dajës së saj, në menaxhimin e artit u angazhua edhe vjehrra e Veliajt, pra nëna e Ajolës. Valbona Xoxa krijoi kompaninë “AVA STUDIO” dhe në pak muaj përfitoi dhjetëra mijëra euro.

Lexo më shumë  Zëvendësimi i Popullit

Por çfarë ndodh. Ka dhe një detaj tjetër.

Përtej skemave, përtej asaj që familjarët e bashkëshortes së kryebashkiakut marrin fonde nga Bashkia e Tiranës me firmë të dhëndrit të tyre, pra Erion Veliajt, rezulton se janë përdorur edhe për politikë nga Erion Veliaj.

Fakti është që “The Music Company Tirana” që i përket qendrës “Eventus” të dajës dhe nuses së dajës së Ajola Xoxës ka reaguar pas një gjesti të drejtuesit politik të PD-së, Belind Këlliçi. Qëndrimi duket se është politik.

Lexo më shumë  Costa sot në Kosovë, takime me krerët institucionalë

Pra, përpos faktit që kanë marrë para nga Bashkia për aktivitete dhe evente provohet që lidhja ka qenë politike.

Shërbimi që këto kompani i kanë dhënë Veliajt është dhe politik dhe propagandistik.

Rasti për reagimin e Belind Këlliçit tregon që ka një urdhër politik të Erion Veliajt, i cili nga ana tjetër thotë s’kam lidhje, nuk njoh dajën e gruas, nusen e dajës së gruas, nuk njoh reagimet e tyre për politikë, ndërkohë që ka firmosur pagesat dhe ata reagojnë publikisht dhe e mbrojnë politikisht.

Pra, në fund rrjedh se familjarët e bashkëshortes së Veliajt jo vetëm kanë marrë fonde, por janë përdorur edhe për sulme politike./ CNA 

Rruga Press

YouTube player