Bota

Moment historik për kurdët dhe Turqinë – PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Lëvizja kurde, PKK ka shpallur armëpushimin pas thirrjes së liderit të saj, Abdullah Ocalan.

Komiteti Ekzekutiv i organizatës ka pranuar këtë urdhër dhe ka deklaruar se do ta zbatojë atë, shkruan france24.

Në një deklaratë urgjente, Komiteti Ekzekutiv i PKK-së ka bërë të ditur se pajtohet me përmbajtjen e thirrjes së Ocalanit dhe do të respektojë kërkesat e saj.

“Ne i përmbahemi thirrjes së Ocalanit dhe shpallim armëpushim. Do t’i bindemi kësaj thirrjeje, por çështje si çarmatosja mund të realizohen vetëm nën udhëheqjen praktike të Ocalanit”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Debati Trump – Zelensky, reagojnë liderët e BE-së në mbështetje të Ukrainës

Komiteti Ekzekutiv i PKK-së ka përmendur disa pika kyçe:

– Si PKK, pajtohemi me përmbajtjen e thirrjes dhe shpallim armëpushimin duke filluar nga sot.
– Megjithëse do të zbatojmë kërkesat e thirrjes, theksojmë se për suksesin e këtij procesi duhet të zbatohen politika demokratike dhe baza ligjore.
– Për të hapur rrugën për implementimin e thirrjes për paqe dhe një shoqëri demokratike, ne shpallim armëpushimin nga sot.

Në thirrjen e tij të mëparshme, Ocalan theksoi se PKK-ja ka humbur kuptimin e ekzistencës së saj për shkak të faktorëve të brendshëm, rënies së socializmit real në vitet 1990, ndryshimeve në politikën e identitetit në Turqi dhe përparimeve në lirinë e shprehjes.

Lexo më shumë  Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Për këtë arsye, ai deklaroi se tani ka ardhur koha për shpërbërjen e organizatës.

Ocalan, i cili është 75 vjeç, ndodhet në burg në ishullin Imrali që nga viti 1999, pasi u dënua për tradhti. Pavarësisht izolimit shumëvjeçar, ai vazhdon të ketë ndikim të madh në PKK.

Rruga Press

YouTube player