Lajme

Lista e TURPIT: Këta janë artistët shqiptarë që do ‘ndajnë’ skenën me Goran Bregoviç

Festa e birrës në Korçë do mbahet me të ftuarin Goran Bregoviq edhe pas shume reagimeve për mos ardhjen e tij.

Për zhvillimin e eventit reaguan Dafina Zeqiri, Capital T e të tjerë emra nga Kosova që anuluan pjesëmarrjen e paraparë. Pas presionit publik u tërhoq edhe Shemi i grupit “Ilirët” duke e lënë festivalin pa asnjë artist nga Kosova.

Por e njëjta nuk ka ndodhur me emrat e njohur nga skena muzikore në Tiranë.

Lista përfshin nga tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica. Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Priftie Orgesa Zaimi.

Lexo më shumë  Kandidatja për eurodeputete hap në Vjenë ekspozitën ‘Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998’

Bregoviç nuk do të këndojë falas për popullin shqiptar më 22 gusht. Bileta për ta parë atë do të jetë 10 mijë lekë të vjetra (ose një mijë lekë të reja). Pozicioni për këtë çmim është në largësi të skenës ndërsa afër saj nuk dihet ende sa mund të jetë çmimi.

Ardhja e Bregoviç-it në Shqipëri është kundërshtuar nga pjesa më e madhe e artistëve dhe personave publik e të thjeshtë pasi mendojnë që arti po ‘përzihet’ me politikë, por Bashkia e Korçës është shprehur se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha. Goran Bregoviç do të këndojë para shqiptarëve në natën e fundit të këtij eventi.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *