KryesoreLajme

Kurti takohet me ambasadorin turk, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Kryeministri në detyre i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, me të cilin bëhet e ditur se diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në vend, e në mesin e temave ishin mbarëvajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe përmbyllja e procesit zgjedhor.

Lexo më shumë  Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA

Në kumtesën për media nga kryeministria theksohet se Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe rolin e tij në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët.

“Gjatë bisedës, kryeministri gjithashtu theksoi takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me të cilin kishin diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral Kosovë-Turqi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe

Rruga Press

YouTube player