52% e të rinjve në Rajon planifikojnë të emigrojnë
Ndonëse jetojnë në shtete të ndryshme, Dita Ndërkombëtare e Rinisë i gjen të rinjtë në Ballkanin Perëndimor përballë sfidave dhe problemeve të ngjashme.
Në një anketim të kryer nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor, rezulton se 52 për qind e të rinjve në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinë e shohin veten jashtë vendit të lindjes në 10 vitet e ardhshme, kjo kryesisht si pasojë e papunësisë.
Më shumë se sa mungesa e kualifikimit, politikat e gabuara sociale të ndërmarra nga qeveritë vlerësohen si shkaktare të gjendjes aspak pozitive te të rinjtë në Rajon.
Largimi në masë i të rinjve, sidomos gjatë dekadës së fundit është kthyer në një problem për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Rruga Press