Murati: Interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës ka arritur në rreth 7 milionë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se ka pasur interesim të madh për të investuar në Bonot e Diasporës.
Ai ka thënë se interesimi ka arritur në rreth 7 milionë euro.
“Interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës tashmë ka arritur në rreth 7 milionë euro. Megjithëse kemi ofruar dy afatizime, mërgata jonë duket se preferon investimin më afatgjatë në vend, sepse mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare. Mërgata për Kosovën”, ka shkruar Murati në Facebook.
Rruga Press