Lajme

Rama habit edhe serbët/ Mediat serbe e citojnë kur ai thotë se : Beogradi s’ka faj, Prishtina nuk merr vesh

Një prej mediave më të njohura serbe, e cila është portretizuar gjithmonë si mbështetëse e presidentit Aleksandër Vuçiç ka analizuar edhe çfarë fshihet pas reagimit të gjatë të kryeministrit shqiptar. Për ta ka vetëm një emër; Albin Kurti! 

Deklarata e kryeministrit Edi Rama sot për projektin e “Open Balkan” dhe përgjigjia ndaj kritikëve të tij lidhur me marrëdhëniet me Serbinë kanë bërë bujë jo vetëm në Shqipëri.

Një prej mediave më të njohura serbe, e cila është portretizuar gjithmonë si mbështetëse e presidentit Aleksandër Vuçiç ka analizuar edhe çfarë fshihet pas reagimit të gjatë të kryeministrit shqiptar. Për ta ka vetëm një emër; Albin Kurti! 

Titulli i artikullit është “Deklarata e Edi Ramës tingëllon SHOKUESE, dhe çfarë fshihet pas saj”, ndërsa në brendësi sqarohet shkurt dhe saktë se qëllimi është goditja e Kurtit.

Lexo më shumë  Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullsinë në dekadën e fundit

Kryeministri shqiptar Edi Rama kritikoi udhëheqësit e Prishtinës për refuzimin e bashkimit me nismën “Ballkani i Hapur”, duke deklaruar se Prishtina po e kthen dialogun me Beogradin në një monolog që irriton aleatët strategjikë.“, kështu e nis artikullin media serbe Blic, kur merret me ato se çfarë ka shprehur kryeministri Edi Rama.

Prapa fjalëve pajtuese të Ramës ndaj Beogradit, qëndron konflikti i tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për projektin “Ballkani i Hapur”. Ata po zhvillojnë një  rivalitet joformal në garën për t’u bërë “udhëheqës” të të gjithë shqiptarëve,”-shkruan media serbe.

Lexo më shumë  Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Sot, Rama iu përgjigj kritikave dhe mosbashkimit të Kosovës për nismën “Ballkani i Hapur”. Sipas kryeministrit të Shqipërisë, prej vitesh, liderët e Kosovës po acarojnë nervat e aleatëve strategjikë, të cilëve Serbia u duket gjithnjë e më e pafajshme, ndërsa Kosova gjithnjë e më pak e arsyeshme. 

Këto deklarata duket se kanë shokuar edhe vetë serbët, duke i habitur të gjithë se si ka mundësi që një kryeministër shqiptar të mbajë qëndrime të këtilla.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *