Lajme

“Dorëheqje, dorëheqje” – Thirrje të fuqishme, protestuesit shkojnë në Sheshin Skënderbej

Qytetarët qëndruan disa orë në bulevard, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Studentët, si dhe qytetarët e shumtë të pranishëm kanë thirrur në kor “Dorëheqje, dorëheqje”.

Protestuesit tashmë janë duke qëndruar në Sheshin Skënderbej.

Kjo është dita e nëntë e protestës së fuqishme të studentëve dhe qytetarëve të tjerë.

Kërkesa është largimi i kryeministrit Rama, që e akuzojnë për keqqeverisje dhe se drejton një qeveri me skandale të shumta korrupsioni.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  “10 elektricistë të vdekur në 10 muaj, si ushtarë në luftë!”, Koçeku: Duhet hetim dhe ndihmë për familjarët