KryesoreLajme

Mega-afera/ Rama rihap tenderin 393 mln euro për portin e Porto Romanos

Pas dështimit në tentativën e parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur tenderin 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, data e zhvillimit të tenderit është parashikuar në 7 shkurt të vitit të ardhshëm.

Kjo është hera e dytë që qeveria shqiptare dhe ARRSH tentojnë të tenderojnë ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Herën e parë, gara për ndërtimin e portit u shpall në fund të muajit korrik përmes një eventi të madh të drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendesja e tij Belinda Balluku. Shefi i qeverisë lajmëroi se për ndërtimin e kësaj vepre kanë shprehur interes 15 kompani, pjesa dërrmuese e të cilave nga më të mëdhatë në botë.

“Më vjen shumë mirë që ndër kompanitë e interesuara, ne kemi 5, edhe 5 kompanitë e listuara, si 5 më të mëdha në botë që tregon se çfarë interesi ka ky port, por historia e zhvillimit të porteve që ne e kemi mësuar për shkak të detyrës ka treguar që nëse këto kompani “gjejnë shesh”, “bëjnë një përshesh” aq të madh sa atë shumën në fillim të tenderit ta çojnë dyfish, trefish, katërfish pa asnjë problem nëse ti nuk ke peshkatarë peshkaqenësh në tokë. por mos harroni që nuk keni vetëm ne mbi kokë, por keni edhe peshkatarët holandeze. Harrojeni peshkaqenin, atë shkoni bëjeni në ndonjë vend tjetër jashtë Europës ku ka plot porte që ndërtohen”, tha Rama.

Lexo më shumë  Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti: Organizator ishte Radoiçiqi – financimin e bëri Serbia

Tenderi ishte parashikuar të zhvillohej në datën 16 shtator, ku këto kompani duhet të paraqisnin ofertat financiare. Por tenderi dështoi dhe ARRSH shpalli anullimin e tij.

Kostot e Portit nuk ndalen

Procesi i tenderimit të portit të ri në Porto Romano po udhëhiqet nga kompania holandeze Royal Haskoning. Qeveria shqiptare përmes një kontratë të veçantë konsulence i dha kësaj kompanie atribute publike deri në përzgjedhjen e fituesit. Për këtë shërbim, qeveria i ka paguar 12 milionë euro kësaj kompanie, përmes Autoritetit Portual të Durrësit.

Megjithatë fatura e paguar për hollandezët është vetëm një pikë uji në oqeanin e madh të kostove që porti do t’u kushtojë qytetarëve shqiptarë. Kur prezantoi projektin për të çmontuar portin e ekzistuesit të Durrësit dhe për të ndërtuar një port të ri në Porto Romano, qeveria u tregua e kujdeshme të zbuste kostot e projektit. Fillimisht ajo deklaroi vetëm koston e ndërtimit të fazës së parë në Porto Romano prej 393 milionë eurosh.

Lexo më shumë  Fjalimi më antidiplomatik i kryeministrit të Shqipërisë

Por tani kostot e projektit po rriten gradualisht teksa qeveria ka zbuluar në listën e projekteve kombëtare edhe kostot për fazën e dytë të ndërtimit të portit dhe atë për bazën detare. Faza e dytë e portit do të kushtojë 261 milionë euro të tjera, ndërsa baza detare 366 milionë euro. Pra në total bëhet fjalë për një faturë, e cila deri më tani ka arritur në 1 miliardë e 20 milionë euro.

Kjo është shuma që do të paguajnë qytetarët shqiptarë nga taksat e tyre për zhvendosjen e portit tregtar nga Durrësi në Porto Romano me qëllim që në territorin e portit ekzistues të Durrësit të ndërtohet porti turistik i kompanisë arabe Eagle Hills.

Por teksa qeveria ngarkon fatura miliardere mbi kurrizin e qytetarëve, privatët marrin tokën e falur dhe fitimet nga shitja e vilave dhe kullave në Durrës./Kapitali.al

Rruga Press

YouTube player