KryesoreLajme

Ministrja Nagavci përuron çerdhen e re publike në Prizren

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar sot për hapjen e një çerdheje të re në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

“Çerdhe me kushte infrastrukturore moderne, me ambiente të ngrohta për më të dashurit tanë, fëmijët”, tha Nagavci.

Ky investim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), me vlerë 563,758.40 euro, ka kapacitet për të pritur deri në 160 fëmijë.

Lexo më shumë  Si mashtrohen shqiptarët duke blerë apartamente me 2700€ metri katror

Nagavci po ashtu përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se pas këtij përurimi, do të vazhdohet me projekte të tjera në Malishevë, përfshirë përurojën e shkollës në fshatin Dragobill dhe ndërtimin e çerdhes në fshatin Bellanicë.

Rruga Press

YouTube player