Bota

BE do të trajnojë 75,000 ushtarë ukrainas në fillim të vitit 2025

Bashkimi Evropian do të trajnojë 75,000 trupa ukrainase deri në vitin e ardhshëm, ka njoftuar kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas.

Në një konferencë shtypi, Kallas theksoi rëndësinë e ndihmës së mëtejshme për Ukrainën dhe tha se “duhet t’i japim Ukrainës atë që i nevojitet”.

“BE duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën ushtarakisht. Deri në fund të dimrit, BE do të ketë trajnuar 75,000 anëtarë të ushtrisë ukrainase”, tha Kallas.

Lexo më shumë  Finlanda përshpejton gatishmërinë për luftë në të gjitha format

Ndryshe Volodymyr Zelensky një ditë më parë ka paraqitur prova të forcave të Koresë së Veriut, që janë dërguar në beteja të ashpra në Kursk.

Madje sipas tij, koreano-veriorët kanë pësuar humbje të mëdha në atë rajon rus, sa që Kremlini ka rekrutuar të tjerë për të mbushur boshllëkun.

Rruga Press

YouTube player