Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci pret homologun letonez: E njoftova për lidhjet e afërta të Serbisë me Rusinë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të enjten në takim homologun letonez, Andris Spruds, me të cilin tha se diskutuan për situatën në veri të Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Maqedonci e ka informuar ministrin Spruds mbi sulmin terrorist serb në Ibër-Lepenc si dhe mbi rrezikun e përhershëm që Serbia paraqet për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Përmbytjet, 2.5 miliardë dollarë dëme në 30 vite dhe asnjë i dënuar në 3 dekada, KLSH zbulon dështimin zinxhir të institucioneve në Shqipëri

Në komunikatë u tha se Serbia mbetet shteti i vetëm që mban lidhjet të afërta me Rusinë.

“Në këtë aspekt, të dy ministrat theksuan dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, mbrojtjes totale, bashkëpunimit në avancimin e interesave të përbashkëta dhe promovimin e vlerave që Kosova dhe Letonia ndajnë përballë rreziqeve nga sistemet autokratike. Ministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme që Letonia i ka ofruar Republikës së Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Vizita e ministrit Sprūds shënon një hap tjetër të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Letonisë, duke reflektuar angazhimin e ndërsjellë për sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura

Pritja e ministrit Spruds u shoqërua nga togu ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player