Bota

Shefi i NATO-s, Rutte: Është koha të kalojmë në mendësinë e kohës së luftës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se aleanca nuk është e gatshme për kërcënimet me të cilat do të përballet nga Rusia në vitet e ardhshme dhe se është koha për t’iu kthyer një mendësie të kohës së luftës.

Ai u ka thënë anëtarëve të NATO-s se duhet të marrin në konsideratë shpenzime më të larta për mbrojtjen, që do të duhet të ishin më tepër se 2% e GDP-së.

Lexo më shumë  CNN filmoi momentin kur një burrë u lirua nga një burg sirian: O zot ka dritë

Ai po ashtu ka thënë se NATO duhet të jetë syhapur për ambiciet e Kinës.

“Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë, me Ukrainën dhe me ne. Ne nuk jemi gati për atë që do të na vijë pas katër deri në pesë vite. Është koha për të kaluar në një mendësi të kohës së luftës dhe për të shtuar prodhimin tonë të mbrojtjes dhe shpenzimet e mbrojtjes.”, u shpreh Rutte nga Brukseli.

Lexo më shumë  Zelensky reagon ashpër ndaj Orbanit për bisedën telefonike me Putinin: Të gjithë shpresojmë që të paktën nuk do ta telefonojë Assadin në Moskë

Rruga Press

YouTube player