KryesoreLajme

Grenellin nuk po e gjejmë, por as postimet e tij kundër Kurtit

Po bëhet ca kohë që Grenelli nuk ndjehet për çfarë ndodh në Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar tek fushata e Trump.

Grenellin nuk po e gjejmë dot në Ballkan, por emri i tij nuk gjendet akoma as në pozicionet e larta administrative të presidentit në ardhje të SHBA-së.

Grenelli ka qenë shumë aktiv në mbështetjen e tij për Serbinë e Vuçiqit dhe propozimin e tij për shkëmbim të territoreve si zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, planprishës i së cilës u bë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lexo më shumë  Kurti tregon për sukseset në zbatimin e arsimit dual në shkollat profesionale

Si pasojë, Grenelli nuk ka kursyer asnjë moment për katër vite radhazi për të hedhur baltë mbi Kurtin, këtë në përfitim të Serbisë.

Çuditërisht, së fundmi, gjatë një kërkimi me fjalë kyqe në llogarinë e tij në ‘X’, mund të vërehet se çdo postim që mbart si fjalë kyqe ‘Kurti’ apo ‘Kosovo’ është fshirë.

Bashkë me Grenellin, u zhduk dhe historiku i tij i baltës ndaj Kryeministrit të Kosovës.

Lexo më shumë  Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari pjesëmarrës në Ndërrimin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë

YouTube player