KryesoreLajme

Klan Kosova me fushatë dezinformimi, transmeton lajmin e rremë se Besarta  Jashari është në listë për deputete të VV-së, e mohon Manxhuka

Televizioni Klan Kosova pak më parë raportoi se vajza e heroit Hamzë Jasharit do të jetë në listën e Deputetëve të Vetëvendosjes.

“EKSKLUZIVE-Vajza e heroit Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, do të jetë në garë për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu mëson ekskluzivisht Klankosova.tv brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ku Jashari do të jetë e katërta në listë”  thuhet në lajmin e transmetuar në portalin  Klan Kosova.

Lexo më shumë  Deputeti gjerman: Shpresoj që Scholzi mos të jetë mashtruar nga Vuqiqi

Por këtë lajm e ka demantuar zëdhënësi I Vetëvendosjes Arlind Manxhuka.

Manxhuka ka thënë se ky lajm është i pavërtetë dhe është bërë me qëllim që  të krijojë pritshmeri te publiku dhe pastaj të tentojë ta deshprojë atë.

Manxhuka ka goditur Klan Kosovën duke thënë se Klanks, me certifikate nga Serbia, nuk e respekton dot familjen Jashari.

Lexo më shumë  Konjufca priti në një takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social

“Lajmi per Besarta Jasharin eshte i pavertete. Ai lajm eshte be me qellim te krijoje pritshmeri te publiku dhe pastaj te tentoje ta deshproje ate. Klanks, me certifikate nga Serbia, nuk e respekton dot familjen Jashari”.

YouTube player