KryesoreLajme

Diaspora protestë në Bruksel, aktivistja: Shqiptarët nuk ndalen deri në rrëzimin e Ramës

Shqiptarët e Diasporës mbajtën sot më 3 tetor një protestë në orën 16:00, përpara Komisionit Evropian në Bruksel, me thirrjen “Shqipëria në BE pa Edi Ramën”.

Protesta synon të përcjellë në institucionet evropiane kundërshtimet e organizatorëve ndaj qeverisë shqiptare, ndërsa një prej kërkesave kryesore të tyre është dorëheqja e pakushtëzuar e kryeministrit Edi Rama.

Përmes protestës në kryeqendrën evropiane, Diaspora synon që këto kërkesa të dëgjohen edhe pranë institucioneve të Bashkimit Evropian. Për të folur mbi tubimin, aktivistja e protestave në Milano ka udhëtuar sot drejt Brukselit.

Lexo më shumë  Putini mbështet hapur Vuçiqin për kryeministër – Stradner: FSB-ja ruse po përgatit kaos në Beograd këtë tetor

Suela Medini, aktiviste: Diaspora ka marrë vendimin që do të vazhdojë me protesta dhe nuk do ndalet. Diaspora ka thënë se e do Shqipërinë pa kryeministrin Edi Rama, të cilin e shikojnë si personin që ka sjellë keqqeverisje dhe korrupsion galopant në vend.

Edhe skandalet e fundit shikohen më tepër si heqje vëmendje ndaj skandaleve të vërteta si tek SHISH, tek AKSHI, tek KAYO etj. Ne duam që Komisioni Europian të anulojë ligjin e vitit 2024 për Zonat e Mbrojtura dhe të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama. E gjithë diaspora është në këmbë që të vijë në Tiranë dhe synimi është një, që kryeministri të japë dorëheqjen. Ne do jemi në shesh deri në rrëzimin e një qeverie antikombëtare, që populli shqiptar nuk i meriton më.

Lexo më shumë  Rama i jep leje ndërtimi deputetit të tij për të ndërtuar kullë 23 kate në zemër të Pogradecit

Rruga Press

YouTube player