KryesoreLajme

Apeli lë në paraburgim ushtarët malazezë që mbajtën në veturë targat “Kosova është Serbi”

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Themelores, me të cilin tre shtetasve malazezë që shkuan në Manastirin e Deçanit me targa “Kosova është Serbi”, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. 

Dy ushtarët e Ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq e Dragutin Llallatoviq, si dhe një shtetas tjetër malazias me inicialet M.J., janë në paraburgim që nga 24 nëntori pasi në veturën e tyre mbajtën targa me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në mes të Deçanit.

Lexo më shumë  Një natë në hotel luksi me Edi Ramën (Ose si të na pëlqejë kur të na q*jnë të pasurit)

Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit.

YouTube player

Lexo më shumë  Erebara: Krahasimi i Nartës me Costa Navarino është i pavend dhe mashtrues