Marina izraelite shkatërron flotën siriane, paralajmëron edhe grupin rebel
Izraeli shkatërroi flotën siriane gjatë natës, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.
Operacioni dukej se ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të eliminuar kërcënimet strategjike ndaj Izraelit, dhe erdhi pasi IDF-ja shënjestroi bazat ajrore dhe laboratorët shkencorë në Siri.
Katz, i cili po vizitonte një bazë detare në Haifa, paralajmëroi udhëheqësit rebelë sirianë që ndjekin Assadin se rruga e tyre do të përfundojë si lideri i rënë.
Ai tha gjithashtu se ka urdhëruar ushtrinë të krijon një “zonë sterile të mbrojtjes” në Sirinë jugore, pa praninë e përhershme izraelite.
“Kjo ishte për të parandaluar çdo kërcënim terrorist ndaj Izraelit”, tha ai.
Rruga Press