KryesoreOpinion/Aktualitet

Qoku: DASH-i na zbuloi që Ali Ahmeti përmes Artan Grubit ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i dy zyrtarëve më antishqiptarë maqedonas

Shkruan Bekim Qoku

Dy nga politikanët më antishqiptarë që nga pavarësia e MV, por besa edhe më herët, ish KM i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe familjari i tij, ish kryespiuni Sasho Mijallkov, kanë pasur bashkëpunëtorë dhe shërbëtorë të ngushtë nga radhët e politikanëve shqiptarë të nivelit më të lartë.

Këta të dy ish zyrtarë të lartë shtetëror janë përgjegjës për raste të montuara si Monstra, për Lagjen e Trimave, për ngjarjet e Kuvendit të 27 prillit, për persekutime, torturime dhe eliminime të shumë shqiptarëve, për nxitje trazirash e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe plot raste e bëma të tjera.

Nga përgjimet që vetë Gruevski dhe Mijallkovi i kryen, dëgjuam si Menduh Thaçi i betohet se do jetë me të deri në vdekje. Gojën plot shqiptari, punët plot tradhti.

Lexo më shumë  Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA

Tani DASH na zbuloi, atë që në fakt e dinin të gjithë që Ali Ahmeti përmes mashës dhe hijes së tij Artan Grubi ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i këtyre dy zyrtarëve më antishqiptarë maqedonas.

Ali Ahmeti me disa satelitë të tij bënë çmos që ta kthejnë Gruevskin ligjerisht nga azili në Hungari. Ndryshuan Ligjin e kodit penal për t’ia vjetërsuar veprat penale dhe t’i mundësohet kthimi.

Përdorën gjykatësit e tyre për t’ia mbajtur lëndët në sirtar Sasho Mijallkovit që, përmes Ligjit të ri të kodit penal, ta ambistojnë. Kështu ata e nxorën shpejt nga burgu si shërbim për punët e tyre të përbashkëta.

Lexo më shumë  Andi Bushati për reagimin e Ramës ndaj falamingove: “Një prerje në besë e Shqipërisë së re”

Këto janë gjëra që dihen publikisht.

Pyetja më e rëndë është se cilat janë koncesionet tjera që i kanë bërë me ta? Sa dhe çfarë shërbime të tjera i kanë bërë njerëzit e BDI-së dhe satelitët e tyre këtyre dy ish zyrtarëve skajshmërisht antishqiptarë, sa çështje e investime të interesit publik i kanë shitur për interesa të tyre private?

Të mos harrojmë, ju lutem, as shërbëtorët e kryeshërbëtorëve të Sasho Mijallkovit. Ata që kanë ndarë tavolinën dhe pushtetin me Ali Ahmetin dhe mashën e tij Artan Grubi e kanë ditur shumë mirë kush janë këta bashkëpunëtorë të ngushtë dhe lidhjet e tyre.

YouTube player