“Ia kom mbledh 62 deputetë, për ta bërë “babën e gjykatësve n’krejt Kosovën”/ Publikohet audio-përgjimi i kreut të Njësisë së Inteligjencës Financiare
Një seri audiopërgjimesh ku rezulton të jetë i përfshirë drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, Dardan Nuhiu, ka tronditur opinion publik.
Audio-përgjimi është publikuar nga gazeta online “Shqip.com”, ndërsa në to dëgjohet Nuhiu, i cili ka në dispozicion informacione për të gjithë qytetarët, nisur kjo nga posti që i është besuar, të thotë se synon të kapë pushtetin mediatik në Kosovë. Gjithçka nis me informacionet që ai zotëron për qytetarë të caktuar, ndërsa më pas i shantazhon përmes mediave të tij, duke i detyruar të pasqyrojnë atë çfarë ai kërkon.
Në audiopërgjim Nuhiu dëgjohet të thotë se ka informacione për këdo, duke nisur nga qytetari më i thjeshtë, apo më i vogël, deri tek “ata më të lartë”. Posedues i një radioje në Kosovë, drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës thotë se është në bisedime edhe me dytri media të shkruara, të cilat në audio-përgjim u referohet me termat si portalet më të forta që janë në vend. Në audiopërgjim, e regjistruar në muajin korrik, e publikuar tashmë në media, Nuhiu nxjerr në pah edhe fuqinë e tij mbi strukturën politike në Kosovë, ndërsa i rrëfen personit me të cilin bisedon në telefon se i ka siguruar 62 deputetë dikujt që është sjellë sipas “urdhrave” të tij, ndërsa biseda i referohet emërimit të një gjyqtari, për të cilin Nuhiu thotë se mund të emërohet vetëm nëse “i ka kryer punët si duhet”. Njëri, që ka vepruar sipas direktivave të Nuhiut, thotë se “ia kom mbledh 62 deputetë”, për ta bërë, siç shprehet “babën e gjykatësve n’krejt Kosovën”. Por misioni nuk përfundon me emërimin, në këtë audiopërgjim ai thotë se nëse gjyqtari nuk vazhdon të qëndrojë nën direktivat e tij, ai e kërcënon.
“Thash t’kthej n’pikën zero”, tregon Nuhiu t’i ketë thënë njërit nga ata që i ka ndihmuar të votohen, në këtë bisedë telefonike të realizuar gjatë muajit korrik (2020). Dardan Nuhiu është drejtor i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës qysh nga viti 2011. NjIF-i është institucioni qendror i pavarur kombëtar në kuadër të Ministrisë së Financave. E themeluar në vitin 2004 si Qendra për Inteligjencë Financiare, është përgjegjëse për kërkimin marrjen, analizimin dhe shpërndarjen tek autoritet kompetente dhe bërjen publike të informacionit në lidhje me pastrimin potencial të parave dhe financimin e terrorizmit.
Kompetencat e kësaj agjencie shtetërore janë tejet të mëdha. NjIF-i bën kërkimin, marrjen dhe analizimin e aktiviteteve/ transaksioneve të dyshimta. Gjithashtu edhe atë të raporteve të parave të gatshme dhe informatave nga burimet e tjera në lidhje me dyshim për pastrimin e parave. Kjo agjenci, ku Nuhiu është drejtor, gjithashtu bën edhe shpërndarjen e informatave në lidhje me dyshimin për pastrim të parave dhe financim të terrorizmit tek autoritetet kompetente.
AUDIO-PËRGJIMI
Biseda telefonike të drejtorit të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, Dardan Nuhiu. Nuhiu është drejtoj i NjIF-it të Kosovës që nga viti 2011. NjIF është institucion qendror i pavarur kombëtar në kuadër të Ministrisë së Financave. Ai thotë se ka grumbulluar shumë informacion për shumë persona në administratën shtetërore. Tani, përmes këtyre informatave, ka filluar planin e tij për kapjen e mediave dhe ushtrimin e shantazhit përmes tyre.
Në bisedat e realizuara gjatë muajit korrik të vitit 2020 Nuhiu i kërkon partneritet një biznesmeni për ta “kapur sistemin medial”
Dardan Nuhiu: Po! Jon 2-3 portalet ma t’forta që janë këtu te
na. Jom në bisedime me i marrë. Me hi ka 50 për qind. Që je i
interesum, njërën. Ti sa jau jep kudrave. Njonën ty, njonën më hy
me mu dikun.
X: E kush o me ty partner, pos Belit?
Dardan Nuhiu: Jo, jo! Beli s’osht. Jo Beli oshtë me mu në radio.
Ti je me mu, je tjetër krah. Në “Indeksonline” ose në “Insajder”.
Në qoftë se hyjmë në “Indeksonline”, hijmë me Fationin. Në qoftë
se hijmë në “Insajder”, ose mujna në të dyjat me hy. Edhe me
Fationin edhe me… në dyjat hijmë. Krejt ma të fortat kom me i
marrë.
X: Domethënë qaty ku është Devolli, unë s’jom aty domethënë
a?
Dardan Nuhiu: Jo s’je aty. Jo s’je ti aty. Jo, jo. Ti je me mu. Se
unë si përzi senet.
Biseda telefonike e Nuhiut shpërfaq fuqinë e tij dhe në strukturën politike në Kosovë. Ai vendos se cili gjyqtar gradohet nëse “i ka kryer punët qysh duhet”. Dardan Nuhiu tregon si e përdor ndikimin e tij te politikanët për të vendosur njerëz nëpër pozita të caktuara.
Dardan Nuhiu: Em thirri Sudija.
X: Po?
Dardan Nuhiu: Se Sudinë du me e çu njifar veni tjetër, 62-3
deputetë ia kom mbledh para dy jave, tri.
X: Çka ia ki mbledh?
Dardan Nuhiu: 62 deputetë, ma shumë se sa Abdullah Hoti i
kom…
X: Po…
Dardan Nuhiu: Po! Atëherë me votu me e çu dikun tjetër.
X: A me u munu çu me punu diku tjetër?
Dardan Nuhiu: Këshilli gjyqësor… me kon baba i gjykatësve
n’krejt Kosovën.
X: Ai ë?
Dardan Nuhiu: Po!
X: A e ka meritu?
Dardan Nuhiu: Pfff… Paj, fff. X i ka kry punët qysh duhet.
Dardan Nuhiu: Edhe jonë ardhë do deputetë, e kanë thirr do
deputetë i kanë thonë, këqyrë se anena m’thirri. A din kur fola, qe
t’thashë “hala se thirre a?” Thashë ani mos e thirr. E kanë thirr do
deputetë ia kanë bo, e tana m’thirri sot. Fola me to e anena-knena,
thashë, thashë t’kthej në pikën zero. E dhezë zjermin me gurë.
X: Po!
Dardan Nuhiu: Thash ti e din (nuk kuptohet) X, ti e dinë që
unë i di për krejt. I kom senet për krejt.
X: Për krejt i ki pasha ni Zot. Për tonë.
Dardan Nuhiu: Për krejt. Prej ma t’voglit e dej ata ma naltë.
Plani i Nuhiu është ta zgjerojë ndikimin edhe më shumë. Prandaj nevojiten mediat në Kosovë. Kush nuk bën ashtu si dëshiron
Nuhiu, ai thotë se ia vë pas gazetarët dhe i shantazhon me informacionet që di për policë, gjykatës e prokurorë.
Dardan Nuhiu: Tri portalet janë ma të fortat ku po du me hi
unë. Ku jom tu hi unë. Se unë qeky o synimi jem. Masi të përfundoj
qeta me i kapë portalet. Me i kapë mediat me i kapë qeto. Se i kom
informatat.
X: Po, po!
Dardan Nuhiu: Edhe gjjinja ruhen për shkak të informatave,
si në polici, si në gjykatë, si në prokurori. Ia lëshon gazetarin edhe
i thu: “qeta e kom për ty”. Ti e din qysh kthehen ata.
X: Po, po, po.
Dardan Nuhiu: Eh. Qe ky osht synimi jem X. Unë jom t’u
vazhdu.
Derisa vazhdon rrëfimin në kërkim të partneritetit për kapjen e
mediave, Nuhiu tregon se punën si zyrtar shteti nuk e ka ndërmend ta lë. Dardan Nuhiu dëshiron t’i kapë mediat në njërën anë dhe të vazhdojë të avancohet në pozita shtetërore në anën tjetër.
X: E punën, e këtë punën, këtë punën zyrtare si e ki këtu, e
vazhdon a?
Dardan Nuhiu: Jo, jo unë e vazhdoj, ça je tu thonë. Edhe dy
vjet i kom kontratë këtu…
X: Po a?
Dardan Nuhiu: Po. Edhe mas dy vjete synoj tjetër kun’ me shku.
X: Po, po nejse. Kjo është veç paralel.
Dardan Nuhiu: Kjo osht paralel.
Nuhiu thotë se ka kohë që po mendon strategjinë e tij. Tash i ka
mbetur vetëm implementimi.
Dardan Nuhiu: Krejt i kom n’dorë bre X. E qata po du me e
kapë sistemin medial n’dorë. E kur të kom sistemin medial
n’dorë…(nuk kuptohet)
X: Ki me jau q… nonën… Ki me, ki me… ki me… çli… d.m.th. me
e fshi atë vend, me e dëlirë atë vend… mos harro ti…
Dardan Nuhiu: Eh po X, ku po du me dalë. Unë foli me ty. Unë
foli me atë dostin tam të Pejës. Foli me nja dy veta… katër pesë veta
unë i kom krejt që muj mi fol ( e paqartë) qesi llafe, se e di që i kom
përmasë… A po kupton. Edhe qekjo si kesh t’u thonë. Strategjinë e
kom në dorë.
X: Po, po!
Rruga Press