Vihet gur themeli i tregut të gjelbër në Podujevë
Gjatë ditës së sotme në Podujevë, qëndroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në Podujevë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, morën pjesë në vendosjen e gur themelit të tregut të gjelbër.
Ky projekt ka vlerë të investimit prej 1.44 milionë euro, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.600 metra katrorë.
Është bërë e ditur se objekti do të ketë tri nivele: bodrumin, katin përdhes dhe katin e parë.
Po ashtu është bërë e ditur se do ketë depo, parking për 30 vetura, dyqane dhe hapësirë për rreth 40 tezga për fruta dhe perime.
Sipas planit dinamik, punimet parashihen të përfundojnë brenda 300 ditëve.
Rruga Press