KryesoreOpinion/Aktualitet

Deklaratat e dy nënkryetarëve të LDK-së në çdo vend të botës do të cilësoheshin si tradhëti kombëtare

Shkruan Donik Sallova

Deklaratat e dy nënkryetarëve të LDK-së, Lutfi Hazirit dhe Gazmend Muhaxheri, ku i pari e krahason kapjen e armatimit të Serbisë dhe të grupeve terroriste në komunat veriore me aksionet e Rankoviqit për mbledhjen e armëve të shqiptarëve, ndërsa i dyti shtrirjen e shtetit demokratik ligjor të Republikës së Kosovës në veri e barazvlerëson me shtrirjen e ligjit të Millosheviqit në “Kosovë e Metohi”, në çdo vend të botës do të cilësoheshin tradhëti kombëtare.

Lexo më shumë  Mbi 13 mijë € për një metër katror| Si e mbylli Prokuroria Speciale rastin ku polici Shpend Istogu iu shiti banesën biznesmenëve të barnave të “Rexall”

Tek ne përkundrazi, këta të dy lejohen të kandidojnë për deputetë me aspiratën për marrjen e pushtetit. Natyrisht, sipas deklaratave të tyre, këta e qartësuan tashmë se pushtetin e duan vetëm deri tek ura e Ibrit.

Por, do të ishte në detyrën dhe nderin e KQZ-së që para se të certifikojë listat e kandidatëve për deputetë, të verifikojë çdo emër dhe të mos lejojë që në zgjedhje të kandidojnë persona që haptazi deklahohen kundër rendit kushtetues e demokratik në Republikën e Kosovës, duke filluar nga Rakiqi e Simiqi e deri tek Haziri e Muhaxheri!

Lexo më shumë  COP30: Bota po mbetet prapa në uljen thelbësore të emetimeve të metanit
YouTube player