Lajme

Policia e Kosovës shpërndan fletëpalosje me mesazhe vetëdijesimi për parandalimin e armëve nëMitrovicë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të mbajtjes dhe përdorimit te armëve, ka filluar së realizuari aktivitet vetëdijesimi për mos mbajtjen e armëve të paligjshme”.

Në njoftim bëhet e ditur se përmes këtij aktiviteti dhe shpërndarjes së fletëpalosjeve, synohet të vetëdijesohen qytetarët për pasojat dhe rrezikun e posedimit dhe përdorimit të armëve.

Lexo më shumë  "Të shmangen zgjedhje të reja" - Shoqëria civile në Kosovë letër partive: Një president i zgjedhur me konsensus ofron stabilitet

Mbajtja apo përdorimi i armëve paraqet vepër penale “Për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armëve, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm në Kosovë”. Policia apelon te kushdo që ka informata për mbajtjen dhe posedim të armeve, të lajmërojë policinë në numrin 192.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Raporti SecuriMeter: Kosova e para në rajon për perceptimin e sigurisë dhe orientimin pro-NATO, ndërsa Serbia renditet e fundit