KryesoreLajme

‘Më shkakton keqardhje’/ Ambasadori i shtetit që ka sheshuar 85% të Gazës i dhimbsen ndërtesat e djegura në Tiranë

Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, sapo ka mbërritur në Tiranë dhe një nga gjërat që i ka bërë përshtypje janë ndërtesat e djegura gjatë protestave të fundit. Diplomati ka shprehur keqardhje për dëmet që ka parë në kryeqytet, ndërsa ka shmangur çdo qëndrim mbi shkaqet e protestave dhe përplasjen mes qytetarëve dhe qeverisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ambasadori tha se Tirana është një qytet shumë i bukur, por pamjet e ndërtesave të dëmtuara i kanë lënë një përshtypje të trishtë.

“Si ambasador, kjo nuk është puna ime. Nuk është kurrsesi punë e Izraelit. Megjithatë, si një izraelit që vjen këtu për herë të parë, ju keni një qytet shumë të bukur, të rrethuar nga male shumë të bukura, dhe të vish të shohësh ndërtesa të djegura të shkakton keqardhje”, deklaroi Kaynar.

Ai tregoi se gjatë ecjes në rrugët e kryeqytetit kishte parë nga afër pasojat e protestave.

“Kur po ecja në Tiranë, ishte për të ardhur keq të shihje disa nga pasojat e protestave, përfshirë ndërtesat e djegura. Më shkakton keqardhje, edhe pse nuk është puna ime. Është diçka që më bën të mendoj se diçka po ndodh”, u shpreh ambasadori.

I pyetur për zhvillimet e fundit, Kaynar theksoi se protestat, dialogu mes studentëve dhe qeverisë, si dhe proceset politike janë çështje që u përkasin shqiptarëve dhe se Izraeli nuk synon të ndërhyjë në to.

Lexo më shumë  “Burri nuk merr kimioterapinë prej 28 shtatorit, vuan nga kanceri”/ Dëshmia rrëqethëse e qytetares në protestë: Në Onkologjik nuk ka ilaçe. Çfarë dialogu kërkon kryeministri Rama

Diplomati komentoi edhe pretendimet e përhapura gjatë protestave për një përfshirje të mundshme izraelite, duke mohuar që vendi i tij të kishte rol në zhvillimet e brendshme politike.

Sipas tij, dyshimet dhe perceptimet e krijuara gjatë këtyre ditëve kanë ndikuar edhe në besimin mes një pjese të qytetarëve shqiptarë dhe izraelitë.

Deklaratat e ambasadorit vijnë pas protestave të shoqëruara me tensione, përplasje dhe dëmtime në kryeqytet.

Lexo më shumë  Dialogu me Serbinë, Sorensen zhvillon takim me Kurtin në Paris

Ndërsa për shkaqet e revoltës dhe përgjegjësitë e palëve diplomati nuk pranoi të jepte vlerësime, për ndërtesat e djegura në Tiranë nuk e fshehu keqardhjen.

YouTube player