KryesoreSport

Erza fiton medaljen e bronztë evropiane

Erza Muminoviq është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian U23. Të premten në Pila të Polonisë, Erza u rendit e treta në kategorinë deri 52 kilogramë.

Erza e nisi ditën me fitore ndaj azerbajxhanases Khadizha Gadashova. Në luftën e dytë e mposhti rumunen Luciana Catana. 

Në gjysmëfinale humbi me dy uazari nga spanjollja Ayumi Leiva Sanchez. Dhe për medalje bronzi e mposhti polaken Oliwia Kutyla.

Lexo më shumë  Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar për kërcënimin e Vuçiqit që t’i ndërrohet rrjedha Ibrit

Ndaj saj dominoi plotësisht. Fillimisht realizoi hedhje për uazari e më pas me mbajtje siguroi Ippon.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Qumështorja VITA, bashkë me mediat e paguara prej saj dhe jo vetëm, po tentojnë ta mbulojnë me PROPAGANDË atë që tashmë është faktuar nga analizat