Votuesit në shtetin kyç të Georgias po ‘thyejnë’ rekordet e votimit
Votuesit në shtetin kyç të Georgias “po thyejnë çdo rekord votimi”, ka njoftuar Sekretari i këtij Shteti, Brad Raffensperger.
Më shumë se tre milionë persona kanë marrë pjesë në votimin e hershëm në këtë shtet, thotë Raffensperger, krahasuar me 2.1 milionë në këtë pikë gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale.
Dy të tretat e numrit të përgjithshëm të votuesve nga viti 2020 tashmë kanë votuar në Georgia, shkruan bbc.
Theksojmë se Joe Biden fitoi zgjedhjet e vitit 2020 në shtetin e Georgias me më pak se 1 për qind.
Pas humbjes së Trumpit ndaj Joe Biden, ai akuzoi shtetin për mashtrim zgjedhor dhe i kërkoi Raffenspergerit që të “gjente” mjaftueshëm vota për t’i dhënë fitoren.
Trump po përballet me një padi në Georgia rreth përpjekjeve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor (e martë).
Rruga Press