Bota

Votuesit në shtetin kyç të Georgias po ‘thyejnë’ rekordet e votimit

Votuesit në shtetin kyç të Georgias “po thyejnë çdo rekord votimi”, ka njoftuar Sekretari i këtij Shteti, Brad Raffensperger.

Më shumë se tre milionë persona kanë marrë pjesë në votimin e hershëm në këtë shtet, thotë Raffensperger, krahasuar me 2.1 milionë në këtë pikë gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale.

Lexo më shumë  Tensione të larta në SHBA, frikë se si njerëzit mund të reagojnë ndaj rezultatit! Në cilat shtete priten trazira civile?

Dy të tretat e numrit të përgjithshëm të votuesve nga viti 2020 tashmë kanë votuar në Georgia, shkruan bbc.

Theksojmë se Joe Biden fitoi zgjedhjet e vitit 2020 në shtetin e Georgias me më pak se 1 për qind.

Pas humbjes së Trumpit ndaj Joe Biden, ai akuzoi shtetin për mashtrim zgjedhor dhe i kërkoi Raffenspergerit që të “gjente” mjaftueshëm vota për t’i dhënë fitoren.

Lexo më shumë  Kamala Harris: Nga drejtësia e politika, drejt historisë

Trump po përballet me një padi në Georgia rreth përpjekjeve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor (e martë).

YouTube player