Lajme

Gjykata merr vendim për ish-presidentin Ilir Meta

Pasditen e kësaj të mërkure ka përfunduar shqyrtimi i kërkesës nga SPAK për masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-presidentin, Ilir Meta.

GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për Metën, të mos ndryshojë masat për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun.

Ndërsa ka ndryshuar masën për Piro Xhixhon, duke e kaluar nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Lexo më shumë  Konjufca pret komisionerët parlamentarë të Bavarisë: Mërgata na ka afruar

Seanca, e cila ka zgjatur rreth 4 orë, pasi nisi në orën 13:30, ka vlerësuar kushtet e zbatimit të masave të sigurisë lëshuar mbi Metën, sa i takon çështjes së CEZ DIA, hetimit pasuror të familjes Meta, por edhe lobimit të ish-LSI në SHBA.

Vetë Meta dhe Kryemadhi janë mbrojtur vetë para gjyqtarit Erjon Çela, ndërsa akuza përfaqësohej nga 3 prokurorë: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Rruga Press

YouTube player