KryesoreLajme

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti në takim përfaqësuesit e Eurochambresit dhe të OEK-ut

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Eurochambres, kryetarin Vladimír Dlouhý dhe shefin ekzekutiv, Ben Butters, si dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, kryetarin Lulzim Rafuna dhe drejtorin e Departamentit për aftësim profesional, Besim Mustafa.

Kuvendi i Kosovës njofton se në takim u diskutua rreth rëndësisë së zhvillimit të aktiviteteve biznesore përbrenda një klime sa më të përshtatshme, duke konsideruar impaktin e madh që biznesi ka në progresin ekonomik, siç edhe në atë social.

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza

Po ashtu, u bisedua edhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit midis këtij asociacioni të odave evropiane të tregtisë dhe industrisë, ku bën pjesë edhe Oda Ekonomike e Kosovës, me institucionet e vendit tonë, në mënyrë që të rritet gjithnjë e më shumë iniciativa e investimeve dhe zhvillimi ekonomik.

Përfaqësuesit e Eurochambres shprehën gatishmërinë për të ofruar angazhimin e tyre, i cili kontribuon në rritjen e investimeve nga biznese të ndryshme evropiane në Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë  ’Rama po e shet Shqipërinë!’ Këlliçi: Ndryshimi s’vjen nga qielli, të majtë e të djathtë të vijnë sot në shesh

Kryetari Konjufca i falënderoi mysafirët për vizitën, duke u shprehur se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë e angazhuar në këtë drejtim dhe e bindur se rritja e bashkëpunimit është mënyra se si arrijmë synimet për zhvillim gjithnjë e më intensiv.

Rruga Press

YouTube player