KryesoreLajme

Kurti takoi presidentin e Eurochambres, flasin për zhvillimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, mirëpriti Vladimír Dlouhy, president i Eurochambres, shoqatë e odave ekonomike evropiane. . Dlouhy është ekonomist i njohur nga Çekia, me përvojë të gjerë edhe në politikë, si ish ministër i ekonomisë së Republikës Çeke.

Sipas njoftimit nga Qeveria, në këtë takim u diskutua rëndësia e krijimit të kushteve sa më të favorshme të të bërit biznes, ofertën e vendit tonë për bizneset e huaja, dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës përmes investimeve të përbashkëta dhe inovacionit.

Lexo më shumë  Pas tri humbjeve zgjedhore, opozita në Kosovë përballet me krizë politike dhe mungesë reflektimi

Eurochambres, e themeluar në vitin 1958, përfaqëson mbi 20 milionë biznese nëpërmjet 1700 odave ekonomike anëtare në të gjithë Evropën. Në mesin e tyre anëtare është edhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Në takim morën pjesë gjithashtu Ben Butters, Sekretar i Eurochambres, Lulzim Rafuna, President i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Besim Mustafa, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Odën Ekonomike të Kosovës.

Lexo më shumë  Nuk ka më as punë online, Shqipëria me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve “freelance”

Rruga Press

YouTube player