KryesoreLajme

Ministri Maqedonci: Që nga fillimi i mandatit kemi investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kanë mbajtur premtimin e bërë për fuqizimin të Ushtrisë së Kosovës.

Maqedonci thotë se që nga fillimi i mandatit kanë investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit.

“Premtuam fuqizim të ushtrisë, e realizuam! Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit”, thotë ai.

Lexo më shumë  Ish komandanti i FSK në Kosovë: Serbia vazhdimisht ka provokuar duke iu afruar kufirit të Kosovës, Brukseli të shtojë presionin ndaj Beogradit

Tutje, ministri ka pohuar se “çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet pa ndërmjetësim të operatorëve ekonomik, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia”.

Gjithashtu, ai ka shpërndarë disa të dhëna, ku në mandatin e qeverisë së kaluar 2018-2020, kanë qenë vetëm 4 milionë euro investime për blerje të sistemeve të armatimit, ndërsa nga viti 2021 deri tani janë investuar 268 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit.

Lexo më shumë  Rutte: KFOR-i do të mbetet në Kosovë, ndikimi i Rusisë në Ballkan tashmë dihet
YouTube player