Ish komandanti i FSK në Kosovë: Serbia vazhdimisht ka provokuar duke iu afruar kufirit të Kosovës, Brukseli të shtojë presionin ndaj Beogradit
Ish komandanti i FSK në Kosovë, Kadri Kastrati në një intervistë në Ora News u shpreh se policia dhe xhandarmëria serbe vazhdimisht kanë bërë provokime duke iu afruar kufirit të Kosovës dhe se Brukseli në aspektin politik duhet të bëjë më shumë presion ndaj Beogradit.
Kastrati: Forcat e Serbisë, policia dhe xhandarmëria e saj vazhdimisht kanë bërë provokime duke u afruar kufirit të Republikës së Kosovës, duke iu afruar pikave kufitare.
Para disa ditëve xhandarmëria serbe me automjete është afruar aty që është faktikisht jo e rregullt.
Dhe së fundmi edhe në Kamenicë ku atje shumë herë e kemi parë forcat e xhandarmërisë duke kaluar këndej apo vijës kufitare dhe forcat ushtarake ndërkombëtare vetëm deklarativisht janë deklaruar se janë duke e menaxhuar situatën në Kosovë.
Konkretisht përveç patrullimeve, ne nuk kemi parë një presion më të madh politik.
Në aspektin politik Brukseli duhet të bëjë një presion shumë më të fuqishëm drejt Beogradit që mos të vazhdojë me këto provokime drejt kufijve të Kosovës.
Rruga Press