KryesoreLajme

VV-ja u reagon partive opozitare: Nuk do të na ndalin në rrugën për një Kosovë të zhvilluar e pa zhvatës

Lëvizja VETËVENDOSJE! u ka reaguar partive opozitare të cilat po e kritikojnë pushtetin.

LVV përmes një reagimi publik ka parashtruar pyetje se pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti, derisa thonë se qeveria nuk do të ndalet në rrugën për një Kosovë të zhvilluar e pa zhvatës.

“Terminali i Devollëve, i Sami Lushtakut, i djemve të Isa Mustafës, i Margarita Kadriut, që kaluan nga prona publike në private duke u sjellë për 10 vjet 37 milionë euro këtyre familjeve që sunduan me vendin – me Qerverinë Kurti janë kthyer në pronësi publike. Kjo pa dyshim që dhemb, dhe ata ende kanë para për ta shprehur mllefin ndaj Qeverisë Kurti, e cila ua ndërpreu fitimet dhe po krijon mekanizma për konfiskimin e pasurisë që ata kanë zhvatur.

Lexo më shumë  Kurti premton maternitet në Leposaviq

Të gjithë e dimë që sa më shumë i prekim në xhep, aq më shumë do të reagojnë. Por nuk do të na ndalin në rrugën për një Kosovë të zhvilluar e pa zhvatës”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Ndryshe, partitë opozitare po vazhdojnë kritikat ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se nuk ka punuar në zhvillimin e vendit e të tjera kritike.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në Procesin e Berlinit javën e ardhshme

Rruga Press

YouTube player